Luaj tani

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “PAMPERS SHPËRBLEN BLERËSIT BESNIK”

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale “Pampers Shpërblen Blerësit Besnik” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Pampers” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 1 Mars ora 00:01 deri më 31 Gusht 2020 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Pampers.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Pampersh Shpërblen Blerësit Besnik” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Gjatë fushatës promovuese konsumatorët mund të marrin pjesë në mbledhjen e pikëve “Pampers Shpërblen Blerësit Besnik” duke blerë një nga paketimet Pampers Active Baby Jumbo Pack, ose Pampers Pants Maxi Pack ose Pampers Premium Value Pack.

Për të marrë pjesë në mbledhjen e pikëve duhet të blihet një nga paketimet e listuara në Tabelën 1, të regjistrojnë online në adresën www.luajpampers.al të dhënat personale (emër, mbiemër, datëlindje, numër telefoni, adresë, dhe adresë e-mail) si dhe të dhënat e kuponit tatimor që është kryer blerja (të ngarkohet foto e kuponit tatimor në sistem dhe të përcaktohet barkodi i produktit Pampers të blerë dhe sasia e blerë), të presë dhe të ruajë deri në përgjedhjen e dhuratës të gjithë barkodet e produkteve të blerë dhe kuponat tatimor. Mbas përzgjedhjes së dhuratës barkodet e grumbulluara duhet të postohen tek adresa e organizatorit. Çdo barkod i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë.

2. Kohëzgjatja e Lojës Promocionale

Regjistrimi i pikëve Pampers dhe përzgjedhja e dhuratave në faqen zyrtare www.luajpampers.al do të jetë e mundur duke filluar nga data 1 Mars 2020 ora 00:01 deri në datë 31 Gusht 2020 ora 23:59.

3. Regjistrimi i barkodeve Pampers dhe dhuratat për çdo pikë të grumbulluar

Për t’u bërë pjesë e programit të besnikërisë Pampers, blerësit duhet të ndjekin hapat e mëposhtme:

Faza e parë: Grumbullimi i pikëve

  1. Të blejnë në territorin e Shqipërisë një nga paketimet Pampers të listuara në Tabelën Nr.1
  2. Të plotesojë online në faqen e internetit të organizatorit, www.luajpampers.al, të dhënat personale (emër, mbiemër, datëlindje, numër telefoni, adresë, dhe adresë e-mail) si dhe të dhënat e kuponit tatimor (të ngarkohet foto e kuponit tatimor në sistem dhe të përcaktohet barkodi i produktit Pampers të blerë dhe sasia e blerë) që është kryer blerja.
  3. Të presin nga paketimi Pampers dhe të grumbullojnë barkodet e regjistruara online

3 pikë = 1 çantë termike + 1 pako letër e lagur Pamper 1x52
Me 3 barkode Pampers të regjistruara, konsumatori grumbullon 3 pikë që janë të barazvlefshme me 1 çantë termike + 1 pako letër e lagur Pamper 1x52

4 pikë = 1 çantë për fëmijë + 2 pako letër e lagur Pamper 1x52
Me 4 barkode Pampers të regjistruara konsumatori grumbullon 4 pikë që janë të barazvlefshme me 1 çantë për fëmijë + 2 pako letër e lagur Pamper 1x52

6 pikë = 1 lodër Fisher Price
Me 6 barkode Pampers të regjistruara konsumatori grumbullon 6 pikë që janë të barazvlefshme me 1 lodër Fisher Price

8 pikë = 1 çantë për nënat
Me 8 barkode Pampers të regjistruara konsumatori grumbullon 8 pikë që janë të barazvlefshme me 1 çantë për nënat

Faza e dytë: Përzgjedhja e dhuratës
Për përzgjedhjen e dhuratës çdo person që ka regjistruar blerjet Pampers online në www.luajpampers.al duhet të ndjekë hapat e mëposhtme:

  1. Të aksesojë llogarinë e pikëve duke vendosur adresën e e-mail (adresa e e-mail duhet të jetë e njejtë me atë të vendosur gjatë regjistrimit të pikëve) në faqen https://luajpampers.al/points;
    Në këtë moment përdoruesit i dërgohet një link i përkohshëm dhe duke klikuar tek linku përdoruesit do i shfaqet një faqe e cila do të paraqesë opsionet:
  • Numri total i pikëve të grumbulluara;
  • Lista e dhuratave që mund të përfitohet me nivelin e pikëve të grumbulluara.
  1. Përdoruesi klikon mbi dhuratën që do të përzgjedhë dhe shtyp butonin “Konfirmo”
  2. Mbas konfirmit të dhuratës, përdoruesi duhet të dërgojë në adresën e organizatorit barkodet e prera nga paketimet Pampers të blerë dhe kuponat tatimor.

Adresa e organizatorit:
Marketing & Distribution
Sektori i Marketingut
Rruga “Iliria”, Nr.53, Tiranë, Shqipëri (Autostrada Tiranë-Durrës, Km 10, Kashar)

KUJTOJMË: Sasia e dhuratave është e limituar. Në momentin që një nga dhuratat nuk është më e disponueshme, atëherë përdoruesve nuk do u shfaqet aktive kur aksesojnë llogarinë e pikëve.

Sasia totale e dhuratave të disponueshme:

4. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në Programin e Besnikërisë Pampers është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje produkte “Pampers” sipas Tabelës nr. 1 në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë.

Kushtet për pjesëmarrje në lojë:
Të gjithë bleresit e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Pampers Active Baby Jumbo Pack, ose Pampers Pants Maxi Pack, ose Pampers Premium Value Pack, dhe kryejnë regjistrimin sipas rregullit përshkruar në pikën 3 të kësaj rregullore në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajpampers.al.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë fushatë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi
Çdo blerës që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 3 më lart, bëhet pjesë e Programit të Besnikërisë Pampers. Çdo barkod Pampers i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë.

5. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në programin e besnikërisë.

6. Dorëzimi i dhuratës

Në momentin që përdoruesi bën përzgjedhjen e dhuratës organizatorit i vjen një njoftim me e-mail ku i komunikohet emri i përdoruesit dhe dhurata e përzgjedhur. Në këtë fazë të gjitha kërkesat për dhuratë që i vijnë organizatorit rrijnë pezull deri në momentin që bëhet dhe dorëzimi fizik i barkodeve dhe kuponave tatimor sipas rregullit në pikën 3 të kësaj rregullore.

Kur organizatori merr fizikisht dhe zarfin me barkodet dhe kuponat tatimor, kryen verifikimet që çdo gjë është kryer komfort rregullave të kësaj rregullore. Në qoftë se mbas verifikimit rezulton që përdoruesi ka ndjekur rregulloren, organizuesi konfirmon dhuratën dhe shpall emrin e përfituesit në faqen e internetit www.luajpampers.al. Në qoftë se mbas kontrolleve dhe verifikimeve vërehen shkelje dhe përdoruesi nuk ka zbatuar rregullat e kësaj rregullore, ateherë dhurata i refuzohet.

Në momentin që bëhet konfirmimi i dhuratës dhe publikimi i emrit të përfituesit online, organizatori fillon procedurën për dorëzimin e dhuratës nëpërmjet Postës Shqiptare. Ky proces mund të zgjasë 2 - 3 javë. Në momentin që organizatori bën dorëzimin e dhuratës pranë filialit të Postës Shqiptare, organizatori kontakton me SMS përfituesin dhe i komunikon ku duhet të paraqitet si dhe numrin e gjurmimit të pakos.

7. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqiten pranë filialit të Postës Shqiptare sipas udhëzimeve që do të marrë me SMS nga organizatori për të marrë në dorëzim dhuratën. Në të kundërt, në rast mosparaqitjeje dhurata i kthehet mbrapsht organizatorit dhe perdoruesi i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

8. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

9. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

10. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpërmjet reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

11. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

12. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

13. Të ndryshme

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të ndryshuar një apo disa nga kushtet e kësaj Loje duke marrë miratimin paraprak të institucioneve përkatëse.

Tabela nr. 1